75 Mall Live Search
19:15 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Një grua hidhet nga kati i tretë i “Grand Store”

Një grua është hedhur nga kati i tretë i qendrës tregtare të Grand Stores.

Si pasojë e hedhjes, ajo ka ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Lajmin për IndeksOnline ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

Gruaja është hedhur brenda hapësirave të objektit, ende në rrethana të paqarta.

Ajo është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veterrnik në Prishtinë, saktësisht në një qendër tregtare, në rrethana ende të pasqaruara një person (femër) ka rënë nga një lartësi brenda hapësirave të objektit. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merren njësitet kompetente“,ka thënë ajo./IndeksOnline/