20:21 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / AR

Një grua humbi jetën për faj të një ‘selfie’

Një grua ka humbur jetën pasi rrëshkiti në ujvarën e Acquafraggia, që saktësisht ndodhet në provincën e Sondrio në Lombardi.

Më datë 13 qershor si pothuajse çdo ditë gjatë verës, kjo zonë është në fokus të turistëve që e vizitojnë veriun e Italisë. Një zonjë 42-vjeçare, në përpjekje për të realizuar foton perfekte, kaloi kufirin e sigurisë dhe ka rrëshkitur brenda pak sekondash, duke rënë nga një lartësi 7 metra.

Ajo humbi jetën menjëherë, ndërsa i fejuari i saj që ra duke u përpjekur ta ndihmojë duke i zgjatur dorën, është shtruar me urgjencë në spital dhe ka pësuar fraktura të rënda.

Lajmi ka qarkulluar në mediat italiane duke bërë shumë bujë, pasi të pranishëm gjatë aksidentit kanë qenë shumë turistë. Edhe njëherë tjetër, në qendër të ngjarjeve të rënda vendoset një fakt i rëndomtë dhe i parëndësishëm siç është realizmi i fotos përfekte.

Nga aksidentet me makinë deri tek raste si këto, për njerëzit presioni i rrjeteve sociale ka arritur deri në këtë pikë të frikshme.