75 Mall Live Search
09:49 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Një grua lëndon rëndë me brisk një mashkull, në Podujevë

Policia e Kosovëës ka njoftuar se një femër eshtë arrestuar e cila me një mjet të mprehtë (brisk) në disa pjesë të trupit e kishte lënduar viktimën mashkull kosovar, të cilit i  kishte shkaktuar lëndime trupore

Sipas policisë e dyshuara  pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

Rasti ka ndodhur në Lupç të Poshtës, të Podujevës, transmeton IndeksOnline.

“Fsh. Lupç i Poshtëm, Podujevë 26.08.2020-22:35. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e cila me një mjet të mprehtë (brisk) në disa pjesë të trupit e kishte goditur viktimën mashkull kosovar të cilit i  kishte shkaktuar lëndime trupore. E dyshuara  pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/