75 Mall Live Search
22:42 / E Shtunë, 29 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Një grua lind fëmijën me peshë 14 kilogram, thyen rekordin e spitalit

Një grua ka thyer rekordin e spitalit duke lindur një fëmije me peshë prej 14 kilogramësh.

Jennifer Medlock lindi djalin e saj Ali në fillim të këtij muaji dhe u trondit kur mësoi se ishte fëmija më i rëndë i lindur ndonjëherë në spitalin e Teksasit, shkruan Indeksonline

Mamaja e dy fëmijëve dhe burri i saj Eric e mirëpritën djalin e tyre në Spitalin e Shëndetit në Arlington të Teksasit me 12 dhjetor.

Një zëdhënës i burimeve të Shëndetit në Teksas i konfirmoi se Aliu është fëmija më i rëndë i lindur ndonjëherë në atë spital.

Mamaja krenare tha se priste që djali i saj të ishte rreth 10 kilogramë, pesha e njëjtë si vajza e saj tani dy vjeçare.

Por ajo u trondit kur kuptoje se Aliu ishte më i rëndë se ajo për katër kilogramë.

“Nuk pritëm 14 kilogramë,” tha ajo. “Askush nuk e priti.”

Aliu u dërgua nëpërmjet një seksion cezariane të planifikuar dhe u pranua në njësinë e kujdesit intensiv neonatale për shkak të sheqerit të ulët të gjakut dhe trombociteve që Jennifer thotë se ishte për shkak të madhësisë së tij./Indeksonline/