75 Mall Live Search
23:55 / E Martë, 06 Janar 2026 / B XH

Një grua në Turqi pretendon se Trump është babai i saj, kërkon t’i bëhet ADN-ja

Një grua në Turqi ka hapur proces gjyqësor për atësi, duke pretenduar se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është babai i saj biologjik dhe po kërkon një test ADN-je për ta vërtetuar këtë.

Necla Ozmen, 55 vjeçe, jeton në Ankara dhe ka ngritur padi në Gjykatën për Çështje Familjare, më 25 shtator, raportoi DailyMail.

Padia megjithatë menjëherë është rrëzuar nga gjykata, por ajo ka vazhduar apelin.

Necla ka thënë se ka lindur më 1970, ndërsa është e regjistruar si e bija e Sati dhe Dursun Ozmen, çifti që e rriti. Ajo pretendon se më vonë mori vesh se ishte e adoptuar dhe se Sati ia kishte treguar të vërtetën.

Necla pretendon se “ndërrimi i bebeve” ndodhi në një spital në Turqi rreth vitit 1970. Sipas saj, Sati kishte lindur foshnjën të vdekur dhe një grua amerikane që kishte lindur në të njëjtën ditë dhe në atë spital ia kishte dhënë foshnjën e saj për ta rritur.

Necla pretendon se arsyeja pse gruaja amerikane ia dha fëmijën familjes Ozmen ishte për shkak të marrëdhënies jashtëmartesore me Trumpin.

Ajo u kërkoi gjykatësve testin gjenetik.

Necla për mediat turke ka thënë se dëshiron vetëm ta dijë të vërtetën, duke insistuar se ka ngjashmëri me Trumpin dhe fëmijët e tij.