11:21 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / A. M.

Një grua në Vushtrri e gjen të vdekur në pusetë familjarin e saj

Raportohet se një grua në Vushtrri e ka gjetur të vdekur familjarin e saj në një pusetë të oborrit të shtëpisë.

Rreth ngjarjes që ka ndodhir të premten rreth mesditës, Policia e Kosovës raporton se viktima është e gjinisë mashkullore pa dhënë detaje të tjera.

Mësohet se ajo ka lajmëruar policinë dhe në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Ndryshe, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML.