Një grua planifikon të ndahet nga bashkëshorti, arsyeja emri i fëmijës
Një grua shtatzënë po konsideron divorcimin e bashkëshortit të saj pasi zbuloi se çfarë dëshiron ta quajë foshnjën e cila nuk ka lindur ende.
23 vjeçarja është 7 muaj shtatzënë me fëmijën e parë të çiftit, por ata po përpiqen të bien dakord për një emër.
Bashkëshorti i saj, 24 vjeç, ka thënë se do ta emërojë këtë fëmijë dhe gruaja mund të emërojë të dytën, por ajo është absolutisht e zemëruar nga emri që ai ka sugjeruar.
Ai ka zgjedhur një emër shumë të ngjashëm me atë të ish të dashurës së tij, të cilën gruaja pretendon se “ai e donte më shumë”.
Ajo thotë se ish shkaktoi shumë telashe në ditët e para të marrëdhënieve të tyre, por mendon se është përmirësuar kur ajo u largua.
Ajo është aq e shqetësuar nga vendosmëria e tij për të pasur emrin që beson se divorci mund të jetë në kartat.
Duke kërkuar këshilla, ajo tregoi gjithë historinë e saj
‘Divorci është në tavolinë sepse bashkëshorti dhe unë nuk pajtohemi për emrin e foshnjës. Ne jemi takuar për një vit, kemi qenë të martuar për 2 vjet. Kam mbetur shtatzënë 7 muaj më parë, kështu që kohët e fundit kemi filluar të diskutojmë emrin për fëmijën.
“Që kur kemi kuptuar se do të jetë një vajzë, burri im do që të emërojë atë si emri i ish të dashurës”, kishte deklaruar ajo./Indeksonline/