75 Mall Live Search
08:55 / E Hënë, 11 Mars 2024 / L K

Një grua raporton në polici se ishte dhunuar vitin e kaluar teksa ishte nën ndikim të alkoolit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, nën dyshimin që i njëjti kishte dhunuar një femër përderisa viktima ishte nën ndikim të alkoolit.

Rasti është cilësuar si “Dhunim”, dhe shkon nën hetime.

Rasti ka ndodhur 30.12.2023.

“Është raportuar se viktima femër kosovare përderisa ishte nën ndikim të alkoolit, dyshohet se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell IndeksOnline.