Vdes një grua, gjatë konkursit të ngrënies së ëmbëlsirave

Një grua humbi jetën në Australi, ndërsa po merrte pjesë në një konkurs të ngrënies së ëmbëlsirave.
Gruaja, në moshën 60 vjeçe, raportohet se ka pasur një komplikim gjatë aktivitetit që u mbajt të dielën në një hotel në Hervey Bay, Queensland, për të shënuar Ditën e Australisë.
Garuesit ishin filmuar më parë me ngrënie të lamingtonsit, një tortë tradicionale si sfungjer e mbuluar me çokollatë dhe arrë kokosi.
Asaj iu dha ndihma e parë në vendngjarje dhe më pas u dërgua në spital, ku edhe vdiq më vonë.
Dëshmitarët thanë se gruaja filloi të shfaqte probleme sapo hëngri racionin e parë të ëmbëlsirës.
Ndërkohë në rrjetet sociale janë shfaqur pamje përpara incidentit, që tregojnë pjesëmarrësit e tjerë që brohorasin konkurentët në garë, të cilët kanë gota me ujë pranë tyre.
Hoteli “Beach House”, në Hervey Bay, postoi një mesazh në Facebook duke shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e gruas, emri i të cilët nuk është bërë i ditur ende.
Konkurset e ngrënies janë një lojë popullore gjatë Ditës së Australisë, një festë kombëtare që shënon ardhjen e evropianëve të parë në Australi.
Konkurrentët zakonisht fitojnë çmime për të ngrënë sa më shumë ëmbëlsira, byrekë, ose ushqim tjetër në një kohë të kufizuar.