Një grua vjedh armaturë dhe kabllo në Mitrovicë

Një ankues ka raportuar në Drejtorinë rajonale të policisë në Mitrovicë se një grua ka kryer vjedhje.
Bëhet fjalë për armaturë dhe disa kabllo elektrike, shkruan Indeksonline.
Duke mos ndarë më shumë detaje mbi rastin, policia ka bërë të ditur se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore dhe po zhvillohen hetime.
Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”./Indeksonline/