75 Mall Live Search
16:49 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Një grua zgjedhet në krye të degës së AAK-së në Podujevë

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Podujevë, sot ka mbajtur kuvendin e tetë zgjedhor, ku kryetare është zgjedhur Mrika Thaqi.

Në këtë kuvend ka marrë pjesë edhe nënkryetari i AAK-së, Ali Berisha, i cili ka thënë se Aleanca po rritet e zgjerohet në çdo pjesë të Kosovës.

“Edhe Llapi po i bashkëngjitet forcimit të Aleancës.Sot në Kuvendin e VIII-të zgjedhor të degës së Aleancës në Podujevë. Kryetare e re e kësaj dege u zgjodh, Mrika Thaqi.  Kryetares së re dhe strukturave udhëheqëse të dala nga ky kuvend, punë të mbarë dhe suksese”, ka shkruar ai në Facebook.