75 Mall Live Search
08:50 / E Martë, 14 Korrik 2026 / P M

I konfiskohet një gruaje një sprej në kufirin e Vërmicës

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sprej të llojit SDS 80 gjatë kontrollit kufitar në pikën e kalimit kufitar- Vërmicë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 13 korrik 2026, rreth orës 23:35, kur një shtetase e Kosovës po hynte në vend nga Shqipëria me automjetin e saj.

SPK-Vërmicë 13.07.2026 – 23:35. Derisa ka qenë duke e kaluar kufirin nga Shqipëria për në Kosovë me automjetin e saj, e dyshuara femër kosovare, gjatë kontrollimit në posedim të së dyshuarës është gjetur dhe konfiskuar një sprej SDS 80. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.