75 Mall Live Search
08:56 / E Diele, 29 Qershor 2025 / Burim

Një gruaje i vidhet çanta e krahut në qendër të Prishtinës, në të kishte stoli ari dhe dokumente

Një gruas në Prishtinë i është vjedhur çanta e krahut dhe ajo e ka denoncuar rastin në Polici.

Policia, thotë në raportin 24-orësh se ajo kishte brenda stoli ari, pasaporta dhe dokumente të tjera personale.

Rasti po hetohet si “vjedhje e rëndë”.

“Rr. Tringë Smajli, Prishtinë 25.06.2025. Viktima femër ka njoftuar se i është vjedhur çanta e krahut në të cilën kishte stoli ari, pasaporta dhe dokumente personale. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.