Një grusht i lehtë, por pa karton të kuq!
Skuadra e Napolit mbrëmë shënoi fitore 2:0 ndaj Milanit, në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë.
Tifozë të shumtë mbrëmë u befasuan kur panë ende në fushë, portierin e klubit “kuqezi”, Mike Maignan, shkruan Indeksonline
Francezi pati një moment jo të mirë gjatë ndeshjes, ku goditi me grusht lojtarin kundërshtar.
Kjo nuk u hetua nga sistemi VAR dhe as nga gjyqtari – prandaj Mike mbeti në fushë dhe luajti gjithë ndeshjen pa u ndëshkuar as me karton të verdhë.
Napoli tani pret fituesin e ndeshjes, Bologna – Interi për ta mësuar kundërshtarin e finales së Superkupës së Italisë./Indeksonline/
Il VAR nasce in primis per questi colpi violenti. Una follia il mancato rosso. pic.twitter.com/3d9btLGdw4
— Antonio Gaito (@antonio_gaito) December 18, 2025

