Një Hajdar te Hoffenheimi, zyrtarizohet kosovari

Skuadra e njohur gjermane, Hoffenheim ka zyrtarizuar futbollistin kosovar, Albian Hajdari.
Qendërmbrojtësi 22-vjeçar i bashkohet Hoffenheimt nga klubi zvicran, Lugano, shkruan IndeksOnline.
Kontrata është me terma afatgjatë dhe i ka kushtuar klubit 5 milionë euro.
Për Hajdarin kishte interesim edhe nga disa klube të mëdha si Sevilla, Uest Ham, por dëshira e tij ishte Bundensliga.