Një haker arriti të instalojë Windows 10 në një makinë llogaritëse
Kemi parë e dëgjuar të përdorësh Windowos XP në një konsolë Nintendo Switch dhe Windows 10-ën në një smartfon OnePlus 6T. Por që Windows 10-ta të instalohet në një makinë llogaritëse këtë nuk e kemi dëgjuar.
Zhilluesi i quajtur Ben, publikoi një cicërimë të Windows 10 IoT (Interneti i Gjërave) të instaluar dhe funksional në një makinë llogaritëse HP Prime Graphing Caculator.
Makina llogaritëse u hakuar për të mundësuar instalimin e Windows 10 IoT Core i cili nuk ofron një eksperiencë të plotë të Windows Shell.
Për fillestarët, Windows 10 IoT Core është një sistem operativ që kompanitë e përdorin për pajisjet e vogla që vinë pa një ekran si një termostat apo Raspberry Pi. Këtë sistem operativ mund ta instaloni edhe në një bravë automatike dere.
Madje mund të luani aplikacione universale UWP. Në cicërimat e para Ben shpjegoi se tentativa e parë për ta vënë në funksion dështoi duke qenë se ekrani është shumë vogël.
Më vonë ai arriti të aksesonte Windows Boot Manager dhe ndërfaqen Boot të Windows 10. Detajet sesi menaxhoi të instalonte Windows 10 në një makinë llogaritëse me 256MB RAM nuk janë publikuar.