Një hap drejt finales – pesë banorë luftojnë për Çmimin e Madh
Një tjetër prime plot dinamika, emocione e zhvillime i parapriu finales së madhe të spektaklit BBVK.
Prime nisi me diskutime të forta në shtëpi, ku sërish në qendër të vëmendjes u vendosën dyshimet për orientimin seksual të banorëve Londrimit dhe Klodiy, debat që përfshiu edhe Hygertën e Suanitën.
Në një tjetër moment, Londrimi foli për raportin me Elijonën, duke thënë se nuk mendon që ajo ka bërë ndonjë lojë të jashtëzakonshme, ndërsa Elijona u përgjigj se kurrë nuk e ka konsideruar veten superlojtare.
Mbrëmja u shoqërua edhe me një moment jashtë loje, kur moderatori Alaudin Hamiti adresoi sulmin fizik ndaj tij gjatë ditës, duke thënë se u gjend i papërgatitur, por se është mirë dhe se fokusi duhet të mbetet te spektakli që bashkon publikun.
Surprizat vazhduan me hapjen e kutive të zeza, ku banorët mësuan shumat që mund të fitojnë nëse arrijnë finalen, me vlera që shkojnë deri në 10 mijë euro.
Ndërkohë, një zarf i kuq për Klodin dhe Londrimin zbuloi se buja e tyre ka kaluar kufijtë e Kosovës, duke tërhequr vëmendje deri në Brazil.
Kulmi i mbrëmjes ishte shpallja e finalistëve.
Nga gjashtë banorë që kishin mbetur në garë, tre prej tyre iu bashkuan Ludos dhe Elijonës, duke kompletuar kështu pesëshen finalist, Ludo, Elijona, Londrimi, Klodi dhe Hygerta.
Televotimi për fituesin tashmë është hapur, ndërsa emri i fituesit të madh do të zbulohet në finalen e 27 shkurtit, që patjetër ju nuk duhet ta humbsini.

