75 Mall Live Search
17:37 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / Z S

Një hap i ri drejt bamirësisë dhe ruajtjes së mjedisit – përmes bankomatit të NLB

NLB Banka dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë kanë lansuar një formë të re, të thjeshtë dhe të qasshme të dhurimit për fëmijët pa përkujdesje prindërore që jetojnë në SOS Fshatra.

Tani, çdo klient i NLB Bankës, gjatë përdorimit të bankomatit, ka mundësinë të zgjedhë mos ta printojë faturën e transaksionit, dhe shumën e kursyer nga kjo zgjedhje mund ta dhurojë për fëmijët në nevojë.

Ky partneritet përfaqëson dy vlera të rëndësishme:

Dashurinë dhe kujdesin për fëmijët që kanë nevojë për përkrahje, dhe Përgjegjësinë ndaj ambientit, për një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.

Si funksionon?

Pas përfundimit të transaksionit, në ekran shfaqet opsioni: “Printo faturën” ose “Kontribuo”.

Klienti zgjedh të kontribuojë për fëmijët e SOS Fshatrave.

Cdo shumë e kursyer do të dyfishohet nga NLB Banka, duke e rritur ndikimin dhe mbështetjen për të ardhmen e fëmijëve, pa asnjë kosto për klientin.

Kaq e thjeshtë është të mbështesësh ëndrrat e fëmijëve në nevojë dhe të kontribuosh në ruajtjen e natyrës. Sepse fëmijët dhe natyra janë dy nga pasuritë më të çmuara të Kosovës.

Mos printo faturën. Dhuro dashuri. Ruaj ambientin.