75 Mall Live Search
09:31 / E Martë, 04 Shkurt 2025 / H F

Një hap më afër inovacionit shkencor/ Prof. dr. Venera Berisha-Muharremi në Kongresin Global për Diabet dhe Endokrinologji në Dubai!

Ky vit ka nisur me sukses të madh për prof. dr. Venera Berisha – Muharremi.

Ajo ka marrë një ftesë për të mbajtur një ligjëratë në Kongresin Global për Diabet dhe Endokrinologji në Dubai.

Ftesa vjen pas publikimit të saj të fundit në Angli, ku ajo ka shqyrtuar komunikimin hormonal në mes të eshtrave, insulinës dhe indit dhjamorë te Obeziteti. Ky punim është ndër të parët të botuar për rolin hormonal të eshtrave përmes Osteokalcinës, një substancë e prodhuar në eshtra, në rregullimin e nivelit të sheqerit në njerëzit me Diabet tip 2. Ky studim ka origjinën nga hulumtimi i doktoraturës së saj në Qendrën Klinike Universitare të Zagrebit, në mentorimin e Prof. Ivana Pavlic Renar.

Për më tepër, Prof. Dr. Venera Berisha – Muharremi po udhëheq studime të reja me Osteokalcinën dhe çrregullimet e tjera metabolike, duke ndihmuar gjeneratën e re të doktorëve të vazhdojnë hulumtimet e thella në këtë fushë.

Duke ecur përpara, puna dhe angazhimi i saj janë të paanshme, duke kontribuar vazhdimisht në avancimin e mjekësisë dhe kërkimit shkencor!