75 Mall Live Search
10:50 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / OSH

George Clooney i dhuroi 14 miqve të tij nga 1 milion dollarë!

George Clooney ka konfirmuar një histori të pabesueshme se ai iu kishte dhuruar 14 miqve të tij të ngushtë nga 1 milion dollarë.

Në një intervistë për “GQ”, Clooney  tregoi arsyen që e coi të merrte këtë vendim.” Mendova se ajo që kam janë këta njerëz që për një periudhë prej 35 vitesh, më kanë ndihmuar në një mënyrë apo në një tjetër” është shprehur ai.

Mes tjerash George shtoi: “Duke qenë se i kam miq të ngushtë, unë kisha vendosur që do të ishin në testamentin tim nëse do të më përplaste një ditë autobusi. Kështu që, pse të prisja të më përplaste autobusi për t’ia dhënë paratë? Prandaj vendosa që t’ia jap menjëherë nga 1 milion dollarë secilit”.

George Clooney  tani nuk është më pjesë e ekranit, duke vendosur të kalojë kohë me fëmijët dhe gruan e tij, avokaten ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, Amal Clooney.