Një herë ndihmuan të aksidentuarit, më pas i sulmuan fizikisht, policia arreston dy të dyshuar në Istog

Një vetaksident trafiku në Banjë të Istogut ka çuar në një sulm fizik të paprecedent.
Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 03:00, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë, dy persona u vetaksidentuan me veturë në fshatin Banjë. Buzë vetaksidentit u nda një veturë me targa të huaja, të cilët fillimisht u ofruan ndihmë të aksidentuarve.
Por, sipas dëshmisë së të aksidentuarve, personat që u ndaluan për të ofruar ndihmë më pas sulmuan fizikisht të aksidentuarit.
Sipas policisë, një nga viktimat ka pësuar lëndim në hundë, ndërkaq tjetri lëndime nga një mjet i mprehtë. Të dytë kanë marrë trajtim mjekësor.
“Tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur, ku pas njё pune intensive tё hetuesve tё stacionit policor nё Istog, rreth orёs 16:00, janё identifikuar dhe janë arrestuar tё dyshuarit e kёtij rasti. Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё”, thuhet në njoftimin e policisë.