75 Mall Live Search
14:35 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Një histori e shkurtër e ministrit të ri serb në qeverinë “Haradinaj”

Pas shkarkimit të Ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo, kanë filluar spekulimet se kush mund të jetë pasuesi i tij.

Sipas informacioneve të fundit, zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Boban Stankoviq pritet ta udhëheq dikasterin përgjegjës të Bujqësisë.

Stankoviq vjen nga Partia e Pavarur Liberale që për kryetar ka Sllobodan Petroviqin, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, si e njohin kosovarët Boban Stankoviqin. Ai ka qenë i përmendur në fillim të këtij viti për ndalsën nga shërbimet sekrete serbe në pikën kufitare, Merdare.

Të njëjtit për disa orë kishin marrë në pyetje atë. Po ashtu në vitin e kaluar, Stankoviq ka qenë i përfshirë me një rrahje në Graçanicë. /Indeksonline/