Një hit i madh po vjen, bëhen bashkë dy “Kinga”
Këngëtarët Sinan Vllasaliu dhe Meda janë ndër këngëtarët më të pëlqyer të zhanrit të tyre, e ata tanimë janë bërë bashkë për të sjellë për publikun një duet, i cili padyshim që do të jetë një hit, shkruan Indeksonline.
Indeksonline mëson se brenda pak ditësh, me shumë gjasa në javën e ardhshme do të lansohet super hiti.
Kënga do të jetë e shoqëruar me videoklip, teksa do të jetë pjesë e albumit të ri të Sinanit, që pritet të lansohet së shpejti.
Kujtojmë që pak ditë më parë është lansuar kënga “Amanet” nga Sinan Vllasaliu dhe u prit shumë mirë nga publiku. /Indeksonline/
