75 Mall Live Search
23:41 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Një hit i ri po vjen, Tayna dhe Dafina Zeqiri në bashkëpunim

Dy prej artisteve më të njohura dhe më të suksesshme në vend po bashkohen për një projekt muzikor.

Burimet të Indeksonline kanë mësuar se këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri dhe reperja Tayna kanë bashkuar forcat për të sjellur një këngë së bashku.

Tayna dhe Dafina aktualisht janë të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore, ndërsa projekti i tyre pritet të lansohet së shpejti.

Me numrin e madh të adhuruesve që të dyja kanë, dhe sukseset e shumta që ato numërojnë, kënga e re nga dy artistet e famshme padyshim do të kthehet në hit./Indeksonline/