Një hit tjetër: Gashi e Ledri gati klipin e ri, mësoni datën!
Gjatë verës që kaloi në Kosovë për herë të parë u mbajt festivali Sunny Hill, event që mblodhi yje të famshme botërore, në mesin e tyre edhe reperin kosovar të njohur në Amerikë si Gashi.
Ai përveç që performoi para adhuruesve të tij, në vendin e tij për të parën herë, realizoi edhe një projekt muzikor me një nga reperët më të talentuar shqiptar, Ledri Vulën.

Dyshja madje realizuan edhe videoklipin e këngës që e kënduan së bashku në festivalin në fjalë, shkruan Indeksonline.
Është Gashi ai që përmes një postimi në llogarinë Instagram ka treguar se videoklipi i bashkëpunimit “That’s mine” mes tij dhe Ledrit do të lansohet më 15 të këtij muaji.

Sigurisht të gjithë janë në ‘ethe’ dhe në pritje të këtij bashkëpunimi, që pa asnjë dyshim do të jetë një hit.
Kujtojmë që Ledri para tre ditësh erdhi edhe në bashkëpunim me Lyrical Son e Mc Kreshën, ku treshja sollën këngën ‘Menemadhe’, që momentalisht është një nga këngët më të dëgjuara./Indeksonline/
