75 Mall Live Search
13:59 / E Premte, 11 Prill 2025 / A. M.

Një hulumtim që trondit Kosovën: “Lëre unazën…”, botox e filler në sallon bukurie!

Kiks Kosova sjell ekskluzivisht hulumtimin mbi krimin që po ndodh pas dyerve të mbyllura të salloneve të bukurisë në Kosovë – botox pa licencë, filler pa kontroll dhe jetë të rrezikuara.

“Lëre unazën në vend të parave” – rrëfimi që zbulon se si një doktoreshë injekton vajza të reja me botox dhe filler në kohën e pauzës, brenda një salloni që vepron jashtë çdo ligji.

Gazetarja e Kiks Kosovës futet si kliente për të dokumentuar gjithçka nga brenda: nga anestezioni i dyshimtë, deri te kërcënimet e pronares, e cila përpiqet t’ia marrë telefonin dhe unazën nga dora.

Kush po i lejon këto ndërhyrje ilegale? Kush përfiton nga shpresa dhe padituria e të rejave?

Sonte, nga ora 19:00, vetëm në Kiks Kosova.

Vetëm në ekranin e Klan Kosova.

Mos e humbisni – e vërteta është më tronditëse se çdo thashethem.