Një hyrje më shumë në Prishtinë, Zogaj thotë se do zgjidhet problemi i trafikut në atë zonë

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se shndërrimi i rrugës “Hekurudhat” nga një-kahore në dy-kahore do të zgjidhë problemin e komunikacionit në hyrje të kryeqytetit.
Zogaj ka thënë se kjo gjë do të lirojë një pjesë të komunikacionit i cili është shumë i dendur në këtë pjesë.
“Sot kemi filluar testimin e hyrjes së re (për një javë), hyrje/rrugë e cila u kthye nga një-kahore në dy-kahore! Ky veprim besojmë do të lirojë një pjesë të komunikacionit në hyrje të Prishtinës, dhe do të zgjidhë një problem të madh të trafikut në atë zonë” ka thënë nënkryetari.

Përveç në rrugën “Hekurudhat”, e njëjta strategji është implementuar edhe në rrugën “Magjistrale M2”, në pjesën e rrethrrotullimit.
Kjo strategji do të testohet për një javë./Indeksonline/