Një i arrestuar në qendër të Prishtinës, i konfiskohet një armë [Foto]
Njësiti i Reagimit të Shpejtë i Policisë së Kosovës ndaloi sonte një veturë të dyshimtë në qendër të Prishtinës, pasi dyshonte se një person brenda saj po bartte një armë.
Burime të kallxo.com nga Policia thonë se pas kontrollit të veturës, Policia arrestoi të dyshuarin te i cili u gjet arma e cila është konfiskuar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore te vendi i quajtur “Tri Kapelat”.