75 Mall Live Search
08:42 / E Martë, 12 Gusht 2025 / Z S

Një i arrestuar nga aksidenti me fatalitet në Komoran

Dje në Komoran ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës gjashtë automjete janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti.

Një grua ka humbur jetën, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tetë persona

Të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa i dyshuari që dyshohet se ka shkaktuar aksidentit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Indeksonline/