Një i burgosur në Berat tenton të flijohet përmes varjes me çarçaf

Në gjendje të rëndë për jetën ndodhet në spitalin e Beratit një burrë i cili u gjet në qelinë e burgut në një përpjekje të dëshpëruar për të vrarë veten.
Mikael Bushi, nën dënim për dhunë në familje, është gjetur sot në qeli teksa kishte varur veten me një çarçaf.
Bushi u gjet i gjallë dhe u dërgua në spitalin e Beratit ku gjendja e tij mbetet shqetësuese.
Është e paqartë pse Bushi tentoi të flijohet. Prej disa muajsh, burri nga Samatica e Urës Vajgurore, po vuante një dënim për dhunë brenda familjes.
Policia nuk ka dhënë informacion zyrtar mbi ngjarjen, raporton noa.al.