Një i burgosur sulmon dy gardianë në burgun e Pasjakut

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy gardianë të burgu i Pasjakut në Novobërdë janë sulmuar në vendin e punës ka një i burgosur.
Të njëjtit kanë pranuar tretmanë mjekësor.
Rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe shkon nën hetime.
“Dy viktimat meshkuj kosovarë (gardianë të burgut) kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar në vendin e punës nga i dyshuari mashkull kosovar (i burgosur). Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell IndeksOnline.