75 Mall Live Search
18:21 / E Shtunë, 23 Mars 2024 / MSH

Një i burgosur vdes në spitalin e Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetsor i Burgjeve, ka njoftuar se sot rreth orës 13:40 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri A.J, 50 vjeçar.

Në njoftimin e SHKK-së thuhet se i burgosuri nga fillimi i mbajtjes së dënimit është pranuar me probleme të rënda shendetësore, si pasojë e të cilave tërë kohën është trajtuar në Stacionarin e burgut sipas rekomandimeve të specialistëve përkatës të ShSKUK-së.

“Kohëve të fundit, që nga 13.03.2024 ka qenë i shtrirë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë në Kujdesin Intensiv të këtij spitali.

Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes” thuhet në njoftim.