75 Mall Live Search
21:41 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Një i dehur hynë në shtëpi të gabuar, flenë në një shtrat me qenin e pronarit

Ishte një Vit i Ri që disa do ta mbajnë gjatë në mend.

Një pronare e shtëpisë në qytezën Waukesha të Amerikës, ka hasur në një ngjarje jo të zakonshme.

Pas festimeve për Vitin e Ri, ajo gjeti një të huaj në shtëpinë e saj duke fjetur në shtratin e qenit të saj në dhomën e ndenjes, shkruan Indeksonline.

Sipas një raporti të Departamentit të Policisë në Waukesha, i riu mund të ketë hyrë në një derë anësore të hapur të shtëpisë.

“Ai ishte shumë i dehur pas festimit të Vitit të Ri. Ai hyri në mënyrë të rastësishme në vendbanimin e gabuar” dhe ra në gjumë me qenin e shtëpisë , në shtratin e qenve”, thuhet në raportet e policisë.

Ndërsa pronarja e shtëpisë, Lynn Sarver deklaroj se ishte e habitur nga e gjithë kjo ngjarje.

“Isha e habitur, ai dukej pak si djali im por, djalin e kam jashtë vendit, kam shkuar menjëherë në kuzhinë, kam kapur një thikë dhe kam thirrur policinë”

“Isha e frikësuar, një i huaj hynë në shtëpinë time derisa ne po flinim” ka deklaruar Sarver.

Më vonë , policia morën djaloshin dhe e dërguan në shtëpinë e tij, dy dyer më poshtë, ku ai jeton me nënë e tij. I riu ka kërkuar falje ndërsa ka thënë që nuk i kujtohej asgjë./Indeksonline/