75 Mall Live Search
08:47 / E Enjte, 26 Shtator 2024 / MSH

Një i dehur sulmon një polic në Suharekë

Në gjendje të dehur, një person ka sulmuar një zyrtar policor në komunën e Suharekës.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë, pak para mesnatës, raporton IndeksOnline.

Sipas raportit policor, i dyshuari kishte kryer sulmin ndaj personit zyrtar derisa ky i fundit po merrej me një aksident trafiku.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar, teksa zyrtari policor ka marrë tretman mjekësor.

“Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/