Një i dyshuar për dhunë në familje tenton t’i sulmojë policët me thikë
Një rast i dhunës në familje është regjistruar dje në Gjilan. Policia raporton se gjatë trajtimit të rastit, zyrtarët policorë janë sulmuar nga i dyshuari për dhunë në familje. Ai kishte tentuar që t’i sulmonte ata me një mjet të mprehtë – thikë.
Për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejmë, policia ka përdorur sprej.
I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Derisa zyrtarët policorë ishin duke e trajtuar rastin i dyshuari ka tentuar t’i sulmonte me një mjet te mprehtë-thikë. Gjatë intervenimit zyrtarët policorë për ta vënë situatën në kontroll kanë përdorur sprej. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/.

