75 Mall Live Search
09:42 / E Mërkurë, 23 Tetor 2024 / MSH

Një i huaj dërgohet pa shenja jete në spital, në Prizren

Një shtetas i huaj ka ndërruar jetë në Prizren.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:10, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportit policor, viktima ishte dërguar pa shenja jete në spitalin e qytetit.

“Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore” thuhet në njoftim të policisë.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”./IndeksOnline/