75 Mall Live Search
10:08 / E Enjte, 16 Mars 2023 / k.v

Një i lënduar në Skenderaj, u rrokullis me veturë

Një vetaksident trafiku ka ndodhur pasditen e së martës në Skenderaj, ku një person ka marrë lëndime trupore.

Sipas raportit mjekësor, gjendja shëndetësore e të lënduarit është jashtë rrezikut për jetën.

“Lëndime trupore ka pësuar një mashkull kosovar pasi vetura të cilën po e drejtonte ai, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur. I lënduari është dërguar në tretman mjekësorë dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se aksidentit ka ndodhur në orën 18 e 25 minuta.