Një i lënduar nga aksidenti mes traktorit e veturës në Kçiq, policia jep detaje

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një traktori dhe një automjeti në Kçiq të Mitrovicës.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.
“Sot rreth orës 21:34 është raportuar për një aksident trafiku në fshatinn Kçiq, të involvuar janë një automjet dhe një traktor, një person ka marr lëndime”, tha Pllana.
Ajo bëri të ditur se personi i lënduar nga ky aksident po trajtohet në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. /IndeksOnline/