75 Mall Live Search
18:44 / E Diele, 03 Tetor 2021 / AR

Një i lënduar nga aksidenti në autostradë, Policia apelon për respektim të rregullave

Indeksonline pak më parë raportoi për një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Ai tha se këtu kemi të bëjmë me vetaksident, ku një person ka marrë lëndime trupore.

Hoxha apeloi te të gjithë vozitësit për respektimin e rregullave, teksa vuri në dukje tejkalimin e shpejtësisë, përdorimin e telefonit e shkelje të tjera gjatë vozitjes.

“Sot para ores 17:00, ne autostraden Prizren- Prishtine km 29, eshte raportuar per nje aksident trafiku. Njesiti policor ka dal ne lokacion dhe sipas informacioneve ne kete rast eshte e perfshire vetem nje veture, pra kemi te bejmë me vet aksident. Perveq demeve materiale nje person ka marr lendime te trupore i cili eshte percjell per trajtim mjeksor, perderisa njesia per menaxhim dhe kontroll te autostradave eshte marr me rastin.

Rastet e tilla shpesh po perfundojne me fatalitet, tejkalimi i shpejtsise, perdorimi i telefonave mobil, gjate vozitjes etj, jane teper shqetsuse, prandaj kerkojme respektimin e rregullave ne trafik nga te gjithe pjesëmarrsit ne rruge, ne veqanti drejtuesit e automjeteve te shmangin veprimet e pasigurta që mund te rezultojne me pasoja te renda per ta dhe pjesmarrsit tjere”, u shpreh Hoxha./Indeksonline/