75 Mall Live Search
19:49 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / Blerim

Një i lënduar nga aksidenti në Breg të Diellit

Gjatë mbrëmjes së sotme, rreth orës 18:30, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Si pasojë e aksidentit është lënduar një person.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bënë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 18:30 në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku. Më këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti për Indeksonline.

Lexo edhe: