Një i lënduar nga aksidenti në Pejë, policia jep detaje
Mbrëmë pas mesnate ka ndodhur një aksidente trafiku në Pejë mes një veture dhe një motoçiklete.
Rreth këtij aksidenti për Indeksonline ka folur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai ka treguar që motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Një aksident trafiku ka ndodhur në qytetin e Pejës pas mesnate mes një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e këtij aksidenti, vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Ai është jashtë rrezikut për jetë.”, tha Driton Rugova./Indeksonline/
