Një i lënduar nga vetaksidenti ku vetura ra në një hekurudhë

IndeksOnline më parë raportoi për një vetaksident ku një veturë kishte përfunduar në një hekurudhë në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.
Majori, Qazim Reka, në Rajonin e Ferizajt për IndeksOnline ka bërë të ditur se një person është lënduar.
Ai bëri të ditur se i lënduari është duke u trajtuar në ambulancën e Kaçanikut./IndeksOnline/