Një i lënduar si pasojë e aksidentit në Deçan, dërgohet me autoambulancë në Spitalin e Pejës

Indeksonline pak më parë raportoi për një aksident trafiku në Deçan.
Lidhur me rastin për Indeksonline është deklaruar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Si pasojë e këtij aksidenti një person ka marrë lëndime trupore ku është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.
“Me datë 21.11.2021, rreth orës 16:20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Pozhar-Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara nje veture dhe nje kamionete dhe si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lendime trupore, i njejti me autoambulancë është dërguar ne spitalin Rajonal në Pejë“, tha ai./Indeksonline/