75 Mall Live Search
13:37 / E Diele, 21 Korrik 2024 / L K

Një i lënduar si pasojë e një aksidenti mes veturës dhe motoçikletës në Prizren

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një automjeti dhe një motoçiklete në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për IndeksOnline se i lënduari u dërgua për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Sot me datë 21.07.2024, rreth orës 10:10 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit një person (motoçiklisti) ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar për në QKUK në Prishtinë. Policia ka dalë vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin”, tha Bytyqi.