75 Mall Live Search
09:55 / E Shtunë, 06 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Një i mitur e sulmon me elektroshok punëtorin teknik në një shkolle në Zhur të Prizrenit

Një punëtor teknik në një shkollë në fshatn Zhur të Prizrenit, dyshohet se është sulmuar me elektroshok nga një i mitur.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasi viktima nuk e ka lejuar të dyshuarin të hyjë në objekt.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti është duke u hetuar.

Fsh. Zhur, Prizren 05.05.2023 – 10:20. Viktima mashkull  kosovar (punëtor teknik në shkollë) ka pësuar lëndime pasi dyshohet se të njëjtin e kishte sulmuar me mjet të rrezikshëm-elektroshok i dyshuari mashkull  kosovar (i mitur) i cili kishte tentuar që të hyjë në objektin e shkollës, ndërsa viktima nuk e  kishte lejuar dhe i kishte mbyllur derën. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë. /IndeksOnline/