Një i mitur sulmon një tjetër të mitur në Lipjan

Një konflikt verbal ka eskaluar në sulm fizik mes dy të miturve në Lipjan.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:43, raporton Indeksonline.
Sipas policisë, i mituri i sulmuar është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërkaq, i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”./Indeksonline/