75 Mall Live Search
20:54 / E Diele, 15 Dhjetor 2024 / FR

Një i mituri lëndohet me mjete të forta në Fushë Kosovë, policia interviston një person

Sot gjatë orës 18:00 policia është njoftuar se një i mitur është lënduar me mjete të forta në Fushë Kosovë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se i mituri është dërguar për trajtim mjekësor.

Ahmeti, tutja bëri të ditur se në lidhje me rastin është duke u intervistuar një person ku dyshohet që ka qenë i përfshirë në rast.

“Sot rreth orës  18 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se në këtë rast nga mjete të forta është lënduar një person (i mitur).

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualish nga policia po intervistohet një person i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/