Një i moshuar është personi që qëlloi me armë aleatin e Trampit

Charlie Kirk, njeriu i afërt i Donald Trump, është qëlluar me armë zjarri gjatë një aktiviteti në universitetin Utah Valley.
Një video që u publikua shihet teksa Kirk qëllohet të paktën dy herë.
Mësohet se autori i ngjarjes është një person i moshuar.
I dyshuari është në paraburgim dhe policia po e heton rastin.
Charlie Kirk is reportedly in critical condition at the hospital after he was shot in the neck at Utah Valley University.
— AF Post (@AFpost) September 10, 2025
The suspected shooter has been detained.
Follow: @AFpost pic.twitter.com/2QBDzqbZgI
Guvernatori i Utah-ut, Spencer Cox, tha se po informohet nga forcat e rendit pas një të shtëne me armë zjarri.
Cox tha në një postim në X se “ata që janë përgjegjës do të mbahen plotësisht përgjegjës”.
“Amerikanët e çdo bindjeje politike duhet të bashkohen në dënimin e këtij akti”, tha guvernatori./Indeksonline/