Një i plagosur, në Durrës, nga rrëzimi i pompës së betonit
Është arrestuar nga policia e Durrësit, një person, për shkak se ditën e djeshme po manovronte një vinç në një ndërtesë, me një pompe për çuarjen e betonit në lartësi dhe ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke shkaktuar plagosjen e shtetasit P. D., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
I arrestuari është B.K, 46-vjeç dhe akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ndërsa i plagosuri është 49-vjeçari P.D dhe pas aksidentit është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, në Tiranë.
Kujtojmë se pak kohë më parë një ngjarje tragjike ndodhi në Tiranë për shkak të një incidenti në punë. Nga ky aksident humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 3 të tjerë pas shkëputjes së skelës në një pallat.