11:50 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020

Një i plagosur nga përleshja e armatosur te “Grandi”

Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje me armë zjarri, policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Si pasoj e gjuajtjeve me armë është plagosur një person, i cili ka marr lëndime në këmbë, i njëjti është dërguar menjëherë për trajtim në QKUK.

Ndërsa edhe një person tjetër ka marr lëndime trupore nga persona të panjohur, ka thënë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi për Indeksonline.

Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar, me vendim të prokurorit i dyshuara është dërguar në mbajtjet, në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.65.

Sot, më 22.02.2020 rreth orës 03:36, policia është njoftuar se në rrugën ‘Garibaldi’ Prishtinë ka të shtëna me arme zjarr. Njësia policore ka dal ne vend të ngjarjes, kanë arrestuar të dyshuarin tek i cili është gjetur një armë me një karikator dhe tre fishekë. Në vendin e ngjarjes është hasur edhe viktima i cili kishte marr plagë në këmbë nga arma e zjarrit, ai është dërguar në QKUK për trajtim mjeksor. Po ashtu një mashkull tjetër ka marr lëndime trupore nga persona të panjohur. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar. Në vend e ngjarës janë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.65. Është njoftuar prokurori kujdestar, me akt-vendim të tij i dyshuar është dërguar në mbajtje. Viktima pas tretmanit në QKUK është liruar.”, ka thënë  Krasniqi./Indeksonline/

Mos i humb